Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të martë pamje nga mbjellja e fidanëve të rinj pranë Parkut Kombëtar Shebenik.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se mbjelljet e reja bëhen për të rigjeneruar siperfaqet pyjore, sidomos pas dëmtimit të zonës nga zjarret e verës.
“Momente të mbjelljes së fidanëve të rinj pranë Parkut Kombëtar Shebenik nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Elbasan, teksa puna për pyllëzimin po vijon në gjithë territorin së bashku me bashkitë, për të rigjeneruar sipërfaqet pyjore sidomos në ato zona që janë dëmtuar nga zjarret e verës”,-shkruan Rama./K.M
