Last Updated on 28/10/2025 by EL
Po mbahet sot takimi i 20-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, tha se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet objektivi kryesor strategjik i Shqipërisë.
“Synimi ynë është që të përfundojmë negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027 dhe ti bashkohemi zyrtarisht Bashkimit Evropian deri në vitin 2030. Jemi të përkushtuar në këtë process ambicioz dhe kompleks, pasi jemi të vetëdijshëm për përfitimet e mëdha politike, shoqërore dhe ekonomike që anëtarësimi në BE do ti sjellë Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Vlen të theksohet se ky është qëllimi jo vetëm i qeverisë, por edhe i një shumice të konsiderueshme të popullsisë shqiptare, me 91% të shqiptarëve që kanë shprehur mbështetjen e tyre për anëtarësimin në BE”,- tha Peleshi.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, tha reformat e bëra nga qeveria shqiptare në fusha dhe sektorë të ndryshëm të vendit pasqyrojnë standardet europiane dhe aspiratën e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e BE-së.
“Jam e kënaqur që jam këtu dhe mund të them disa fjalë, në hapjen e takimit të 20 të Komisioni të Stabilizim Asociimit, Shqipëri-BE. Dialogu Parlamentar është gur themeli sa i përket rendit demokratik në cdo shoqëri dhe natyrisht integrimi i Shqipërisë në BE është prioritet kyç të Qeverisë dhe qeveria shqiptare e ka në zemër këtë punë. Pra ku është një projekt kombëtar. Pra këto shkëmbime të rregullta mes Parlamentit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian, fuqizojnë mirëkuptimin mes nesh. Reformat pasqyrojnë standardet europiane dhe aspiratën e qytetarëve tanë. Ky takim dhe prania jonë sot këtu nuk mund të kishte qenë në një moment më të mirë. Ja unë dje ishe në Bruksel, në takime me komisionerin dhe zyrtarë të lartë të BE-së për të matur nivelin e ecurisë që ka arritur Shqipëria, dhe për të parë hapat e mëtejshëm”, tha Spiropali./e.t
