Last Updated on 14/04/2026 by Kesjana
Samiti i IV i Diasporës ka shënuar dje ditën e parë hapëse të punimeve. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka publikuar pamje nga mbrëmja e mirëseardhjes së Samitit ku ishin të pranishëm personalitetet të ndryshëm nga Shqipëria dhe diaspora.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë videokartolinë nga mbrëmja e mirëseardhjes së Samitit të Diasporës, ju uroj një ditë të mbarë”, thuhet në mbishkrimin e videos së postuar nga Rama.
Ndërkohë në hapjen e punimeve të ditës do të mbajnë fjalën kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha. Gjatë gjithë ditës do të zhvillohen panele të shumta diskutimi mbi tematika të ndryshme. /kb
