Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se në aksin rrugor Librazhd–Pogradec, në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, pas vlerësimit të situatës në terren dhe në koordinim me Policia e Shtetit, është vendosur: “Ndalimi i qarkullimit të të gjitha mjeteve në këtë segment rrugor, deri në një njoftim të dytë.”
Ky vendim është marrë për arsye sigurie, me qëllim parandalimin e çdo rreziku të mundshëm për qytetarët dhe përdoruesit e rrugës.
Ndërkohë, nga ana e ARRSH-së po merren të gjitha masat e nevojshme për ndërtimin e menjëhershëm të një bypass-i provizor, i cili do të mundësojë rikthimin e qarkullimit në kushte të sigurta sa më shpejt të jetë e mundur.
ARRSH apelon për mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve, si edhe për respektimin e sinjalistikës dhe udhëzimeve të autoriteteve në terren.
Për çdo përditësim të mëtejshëm, qytetarët do të njoftohen në vijim.
NJOFTIM i plotë i ARRSH:
Në aksin Librazhd-Pogradec vendi i quajtur Arrat e Gurrës, pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, për arsye sigurie njofton se:
⛔Do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve në këtë segment.
Ndërkohë nga ana e ARRSH po merren masat e nevojshme për të ndërtuar menjëherë një bypass provizor për sigurinë e qytetarëve dhe mjeteve./A.D
