Last Updated on 21/11/2025 by Monika
Pas 48 orësh punë intensive, është mbyllur argjinatura e çarë në lagunën e Vainit, në zonën e Rriles. Mjetet e ushtrisë, bashkisë dhe kompanive private u angazhuan në një operacion emergjent për të ndaluar depërtimin e ujërave, të cilat kishin përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe kishin rrethuar dhjetëra banesa.
Ndërhyrja u konsiderua urgjente, pasi çarja rrezikonte të zgjeronte përmbytjet dhe të dëmtonte më tej zonën. Aktualisht, prurjet janë vënë nën kontroll, ndërsa ekipet e emergjencave civile vijojnë punën për forcimin dhe ngritjen e mëtejshme të argjinaturës, me synimin për të shmangur çdo rrezik të ri që mund të vijë nga rritja e nivelit të ujit në lagunë.
