Last Updated on 20/07/2026 by Kesjana
Mbledhja e sotme e Komisionit Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme është shoqëruar me debate dhe përplasje mes kreut të Komisionit, Igli Hasanit dhe deputetëve të PD-së, Albana Vokshi dhe Tritan Shehu. Debatet nisën për shkak të deklaratës së ministres serbe, Snezhana Paunoviç për Kosovën.
Vokshi u shpreh se qeveria shqiptare duhet të shpallë “non grata” ministren serbe dhe të ngrejë një padi ndaj saj. Në përgjigje, Hasani u shpreh se mazhoranca e ka mbajtur qëndrimin e saj lidhur me këtë çështje.
Debati u përshkallëzua pasi Shehu tha se kreu i Komisionit po minimizon çështjen. Pas përplasjeve, mbledhja ësthë ndërprerë për disa minuta.
Debati:
Vokshi: Pse nuk thirret me urgjencë ambasadori serb dhe t’i paraqitet notë proteste? Shqipëria nuk mund të heshtë kur sulmohet historia e Kosovës dhe relativizohen krimet e Millosheviç-it. Kërkojmë shpalljen “non grata” të ministres dhe inicimin e një padie.
Hasani: Qeveria ka mbajtur një qëndrim për frazën e tmerrshme të pistë, të papranueshme të një individi që aktualisht qenka dhe ministre në qeverinë e Serbisë, të një qelbësire pejane që të gjitha komplekset e rinisë së saj përpiqet t’i nxjerrë tek ajo deklaratë. Ministri i Jashtëm e ka mbajtur një qëndrim. Kryetari i Grupit po ashtu. Kjo mazhorancë ka qenë e qartë për të dënuar një individ që përfaqëson në mënyrën më të shëmtuar të shkuarën Millosheviçiane të Serbisë.
Shehu: Nuk do ta minimizoja këtë çështje.
Hasani Nuk e minimizova, mos ma thuaj mua këtë. Përdor një folje tjetër, jo minimizim.
Shehu: Mos ma ndërpre fjalën.
Hasani: Mos më cito gabim.
Hasani- Vokshit: Pusho, pusho, rri mbaj vendin. Me ty dhe Snezhanat nuk mbaj qëndrim unë. Pusho!
Vokshi: Mos më thuaj pusho.
Hasani: Ndërpritet për 5 minuta mbledhja. /kb
