Last Updated on 04/11/2026 by Monika
Media e njohur prestigjoze “La Releve et La Peste” ka shkruar një artikull rreth situatës aktuale të problemeve nëpër protestat në Shqipëri.
“Rrugët shpërthejnë në flakë ndërsa qeveria mbetet e palëkundur.”
Media franceze i bën jehonë shpërthimit në flakë të rrugëve të Tiranës, ndërsa vë në pikëpyetje qëndrimin e palëkundur të qeverisë për të mos dëgjuar protestuesit. Gazetarët francezë theksojnë se dëshmitë dhe imazhet dëshmojnë për dhunë e represion policor dhe arrestime që ngrenë pikëpyetje për të drejtat e njeriut.
“Më 24 tetor, disa organizata të shoqërisë civile, avokatë dhe qytetarë paraqitën një ankesë në zyrën e prokurorit kundër korrupsionit për të kërkuar shqyrtimin e më shumë se 180 akteve të paligjshme.”
Në artikull nuk harrohet as opozita. Për të thuhet se, po ndërmerr hapa në dobi ntë studentëve dhe protestuesve. Një hapësirë prej disa rreshtash i është kushtuar dhe incidenteve në parlament të pak ditëve më parë, lidhur me hedhjen e tymyeseve.
“Ndërkohë, opozita vazhdon veprimet e saj. Më 29 tetor, anëtarët e Partisë Demokratike të Sali Berishës ndërprenë një seancë parlamentare me bomba tymi. Dy ditë më vonë, mijëra njerëz demonstruan në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e Ramës.”/mxh
