Last Updated on 03/11/2026 by Monika
Një nga mediat franceze më prestigjoze i ka kushtuar një artikull situatës së protestave në Shqipëri. “Le Monde” është shprehur se revolta e studentëve nuk zbehet pavarësisht masave të dhunshme të ndërmarra nga Policia e Shtetit shqiptar.
Siaps gazetarëve francezë kryeministri shqiptar Edi Rama përballë përplasjeve mes policisë dhe protestuesve ka njoftuar masa të reja ligjore. Ndërkohë, thekson se protestuesit dhe studentët nuk ndalojnë së rreshturi duke kërkuar dorëheqjen dhe largimin e Ramës.
Media franceze deklaron se lëvizja studentore nuk po zbehet, por përkundrazi vazhdon e fortë, edhe pse mes represionit policor. Jehonë i është bërë edhe kushteve të demokracisë dhe regjimit të drejtësisë në vendin tonë.
“Le Monde” shprehet se situata qysh prej datës 13 tetor është përkeqësuar ndjeshëm dhe ka përmendur dhe rastin e plagosjes së të riut 28 vjeçar, Erjon Vishkulli.
Pjesë nga artikulli i “Le Monde” kushtuar protestave në Shqipëri:
“Pas katër muajsh e gjysmë protestash, demonstruesit, të acaruar nga ajo që e përshkruajnë si përbuzje dhe indiferencë të kryeministrit Edi Rama, kanë zgjedhur një qasje të re.
Njerëzit duan të jetojnë në një vend demokratik. Ky është rezultat i 35 viteve të frustrimit të akumuluar që nga rënia e diktaturës komuniste në vitin 1991.
Njerëzit po humbasin durimin”./mxh
