Pas rreth tetë muajsh lidhje, aktorja amerikane Dakota Johnson raportohet se i ka dhënë fund marrëdhënies me muzikantin 29-vjeçar Role Model.
Aktorja 36-vjeçare, e njohur së fundmi për rolin në filmin “Materialists”, ishte në një lidhje me Role Model, me të cilin e ndante një diferencë moshe prej shtatë vitesh. Dyshja u fotografua për herë të parë së bashku më 29 dhjetor, teksa po darkonin në Los Angeles.
Sipas një burimi të cituar nga revista People, Johnson dhe muzikanti kanë vendosur të ndjekin rrugë të ndara prej disa kohësh.
Ndarja vjen vetëm dy javë pasi Role Model e konfirmoi publikisht lidhjen me aktoren përmes albumit të tij të ri, “Chuck Timely & the Hourglass”.
Në këngën “Love I You”, muzikanti dëgjohet duke i thënë Johnson: “Hej, mendoj se je perfekte”, ndërsa ajo i përgjigjet: “Ua thua këtë të gjithave?”.
“Mirë atëherë, a funksionon?”, e pyet ai, ndërsa aktorja përgjigjet: “Po, por mos ia thuaj askujt”.
Në një intervistë për Rolling Stone të dielën e kaluar, Role Model tha se ky dialog në këngë ishte mënyra përmes së cilës ai “e konfirmoi publikisht lidhjen e tyre”, edhe pse fillimisht kishte hezituar ta bënte publike.
“Mendoj se mbajtja e këtyre gjërave të ndara është ndoshta diçka e mirë”, u shpreh muzikanti.
Dakota Johnson është e njohur ndërkombëtarisht sidomos për rolin e Anastasia Steele në trilogjinë “Fifty Shades of Grey”. Ajo është shfaqur gjithashtu në filma si “The Social Network”, “How to Be Single”, “Suspiria” dhe së fundmi në “Materialists”. Johnson është vajza e aktorëve Don Johnson dhe Melanie Griffith dhe vjen nga një familje e njohur e Hollywood-it./mxh
