Një postim i fundit i G-Banit në Instagram ka mjaftuar për të nxitur aludimet e ndjekësve rreth jetës së tij private.
Reperi ka publikuar në Story një fotografi ku shfaqen dy duar të kapura, ndërsa sytë e ndjekësve janë fokusuar menjëherë te një unazë që shihet në dorën e vajzës pranë tij.
Pa dhënë asnjë shpjegim dhe pa e shoqëruar foton me ndonjë përshkrim, G-Bani ka lënë gjithçka në pikëpyetje. Për shkak të detajit të unazës, shumë prej ndjekësve kanë nisur të aludojnë se reperi mund të jetë fejuar.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim nga vetë G-Bani se bëhet fjalë për një fejesë. Reperi ka zgjedhur gjithmonë ta mbajë larg vëmendjes publike pjesën sentimentale të jetës së tij, ndaj edhe ky postim ka ngjallur më shumë kuriozitet.
Nëse unaza është vërtet një shenjë fejese apo thjesht një detaj që ka shkaktuar keqinterpretim, mbetet për t’u parë. Për momentin, G-Bani i ka lënë ndjekësit të bëjnë vetë “detektivin”./mxh
