Meryl Streep është gati të rikthejë në ekran një nga personazhet më të paharrueshëm të karrierës së saj, Miranda Priestley, në vazhdimin e shumëpritur të filmit “The Devil Wears Prada”. Megjithatë, pas këtij rikthimi elegant fshihet një përkushtim i madh fizik.
Aktorja ka zbuluar se sfida më e madhe gjatë xhirimeve ka qenë pikërisht rikthimi te imazhi karakteristik i Mirandës, sidomos këpucët me taka të larta. Sipas saj, orë të tëra në këmbë me ato taka janë shoqëruar me dhimbje të forta. “Ishte shumë e vështirë. Ka pasur ditë kur kam qëndruar deri në 16 orë duke ndjerë dhimbje,” ka treguar Streep.
Pavarësisht karrierës së jashtëzakonshme me tre çmime Oscar dhe dhjetëra role të suksesshme, figura e Mirandës mbetet ndër më ikoniket, duke u vlerësuar për elegancën dhe autoritetin që Streep i dha personazhit.
Vazhdimi i filmit pritet të mbërrijë në kinema më 29 prill, duke rikthyer në vëmendje një nga historitë më të dashura të industrisë së modës./mxh
