Last Updated on 11/09/2026 by EL
Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë ka paraqitur një kallëzim penal kundër kancelarit Friedrich Merz, pasi ai deklaroi se politikat anti-emigratore të partisë janë të barazvlefshme me një spastrim etnik.
Stephan Brandner, sekretari parlamentar i grupit parlamentar të AfD-së, tha se deklaratat e Merz ishin “të natyrës kriminale” dhe “plotësisht të papranueshme”.
“Friedrich Merz e ka kaluar sërish kufirin me fjalimin e tij, këtë herë në një mënyrë që ka implikime penale. Deklarata e Kancelarit nuk mbulohet as nga imuniteti parlamentar, pasi sipas nesh ajo përbën fyerje shpifëse që drejtohen jo vetëm kundër çdo anëtari të grupit parlamentar të AfD-së, por në fund të fundit edhe politikisht kundër miliona qytetarëve”, tha Sekretari parlamentar i AFD, Stephan Brandner.
Në përballjen e tij të parë publike me Alternativën që nga fitorja në zgjedhjet e landit lindor të Saksonisë-Anhalt, Merz tha se partia e ekstremit të djathtë do të godiste rëndë një nga shtyllat e ekonomisë gjermane përmes një fushate raciste dëbimesh masive.
“Termi ‘rimigrim’ nuk është asgjë tjetër veçse një sinonim për spastrimin etnik bazuar në origjinë dhe ngjyrën e lëkurës”, tha ai, duke marrë duartrokitje nga partitë e tjera në Bundestag.
