Last Updated on 27/10/2026 by Monika
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë ditën e enjte seancën e radhës plenare.
Sipas urdhrit të nënshkruar nga kryeparlamentari Niko Peleshi, seanca është përcaktuar të mbahet në orën 10:00.
Në rendin e ditës përfshihet interpelancë me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, shqyrtimi i 11 projektligjeve dhe 3 projektvendimeve me rëndësi në disa fusha.
Seanca e Kuvendit njoftohet ndërsa prej ditësh në vend po vijojnë protesta intensive studentore, të shoqëruara me tensione, përplasje me efektivët dhe përshkallëzime./mxh
