Last Updated on 23/06/2026 by EL
Lionel Messi u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës, duke u ngjitur në kuotën e 18 golave, me një dopietë në ndeshjen e Grupit J, atë të Argjentinës kundër Austrisë.
“Jam shumë i lumtur, veçanërisht për fitoren, e cila ishte shumë e rëndësishme, për gjashtë pikët dhe për kualifikimin.
“Ishte një ndeshje e vështirë, madje luftuam, kjo është Kupa e Botës. Cili është goli im i preferuar nga 18 që shënova në Kupën e Botës? Nuk i mbaj mend të gjithë tani, jam pak i lodhur, duhet të rikuperohem…”.
“Dua ta shijoj këtë moment me shokët e mi të ekipit. Pesë gola pas dy ndeshjeve të Kupës së Botës? Ishte një spektakël, por mund të kishte pasur më shumë… Jam i lumtur me gjithçka”./et
