Last Updated on 14/04/2026 by Anisa
Një mësuese nga Kuçova ka deklaruar se është kërcënuar pas publikimit të pjesëmarrjes së saj në takimin politik të organizuar nga Partia Demokratike, e njohur si foltorja e përjavshme para kryeministrisë.
Gjatë fjalës së saj, Erisilda Hoxha u shpreh se pas njoftimit në rrjetet sociale për pjesëmarrjen e saj në këtë aktivitet, ka marrë kërcënime dhe ofendime, përfshirë edhe ndaj familjes së saj. Ajo nuk dha detaje se kush qëndronte pas këtyre kërcënimeve.
“Të gjithë e dinë që kur kam nxjerrë njoftimin publikisht që do vij këtu dhe të them këtë fjalën e thjeshtë, jam kërcënuar publikisht dhe më është zënë në gojë familja. Dhe ia kthej përgjigjen sot… unë përderisa kam marrë përsipër këtë qëndresë do t’i shkoj në fund dhe në zgjedhjet e ardhshme ne do arrijmë të sjellim fitoren dhe karrigen e merituar zotit Maliqi, i cili qëndron krah demokratëve”, deklaroi ajo.
