Last Updated on 28/04/2026 by EL
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj kanë kërkuar që në seancat gjyqësore të mos jenë të kufizuar brenda kafazit të xhamit, me kërkesën e këtij të fundit tashmë të pranuar vetëm pak më parë.
Kryetarja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë Joana Qeleshi, e ftuar në “Programin e Drekës” ka deklaruar se pavarësisht kërkesës së paraqitur, ka problematika më të mëdha që duan vëmendjen e institucioneve.
Ajo u shpreh se në disa IEVP ka probleme të infrastrukturës apo mbingarkesës.
Ajo u shpreh se të “313” në Tiranë, sidomos në bllokun B, ka probleme me lagështirën që ka çuar edhe në probleme shëndetësore të personave që qëndrojnë aty, që ka shkuar deri në bronkit.
Personat e vendosur në masën e sigurisë “Arrest në burg” kanë një regjim të përcaktuar për komunikimin. Parashikohet takim lirisht me avokatët, e drejta për të takuar familjarët e regjistruar një herë në muaj etj. Por të paraburgosurit nuk kanë të drejta të tjera siç mund të kenë të burgosurit.
Heqja e lirisë është masa më ekstreme, personi shkëputet nga familja, puna shoqëria, ndaj janë kriteret që ligji i konsideron si masa më ekstreme
Nuk kam dijeni për detajet e rasteve konkrete si Veliaj dhe Beqaj, por me sa është bërë publike, por nuk ka pasur pretendime për mohim të të drejtave apo keqtrajtim.
E rëndësishme është që në Shqipëri, në përjashtim të institucioneve të ndërtuarit rishtazi, ka probleme me kushtet ku të burgosurit ose paraburgosurit qendrojnë. Kjo është përcaktuar disa herë edhe nga gjykata ndërkombëtare.
Për shembull IEVP 313godina B, është në kushte tërësisht të papranueshme, me lagështirë dhe mbingarkesë, që ndikon edhe në cilësinë e shërbimeve që ata marrin. Klientët sëmuren nga mushkëritë dhe bronkite për shkak të lagështirës. Personat duhet të kenë trajtim të barabartë, nuk po flasim për privilegje”, tha ajo./ET
