Një fragment meteorit ra në çatinë e një shtëpie në qytetin e Koblenzit, në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë perëndimore.
Ngjarja ndodhi kur një trup qiellor u pa si një top zjarri teksa kalonte mbi Gjermaninë dhe vendet përreth, fenomen që u vëzhgua edhe nga shumë njerëz.
Meteoriti shpoi çatinë duke lënë një vrimë rreth madhësisë së një topi futbolli mbi të.
Nuk pati të lënduar dhe në shtëpi në atë moment nuk ndodhej askush në dhomën ku ra meteoriti.
Shumë njerëz në rajonin perëndimor të Gjermanisë dëgjuan shpërthime dhe u panikosën, duke menduar fillimisht se mund të ishte një objekt tjetër. Policia sqaroi se bëhet fjalë për fenomen natyror dhe jo për incident ushtarak/kb
