Në vitin 1968, punëtori irlandez Mick Meaney vendosi të thyente rekordin botëror duke qëndruar më gjatë se çdo njeri tjetër i gjallë nën tokë, në një arkivol të përshtatur për këtë qëllim në Kilburn, Londër. Arkivoli i gjatë 1.90 m dhe i gjerë 76 cm, ishte i pajisur me një tub për ajër dhe ushqim, si dhe një hapje për tualetin. Qëllimi i tij ishte të qëndronte 61 ditë nën tokë dhe të fitonte famë dhe pasuri.
Nga fillimi ai ndoqi një rutinë strikte: ushtrime, lexime, dhe biseda përmes telefonit me miqtë dhe admiruesit. Pas 61 ditësh, Meaney u nxorr nga arkivoli në një ngjarje të madhështishme ku turma brohoriti, dhe ai shpalli se dëshironte të përpiqej edhe për 100 ditë.
Megjithatë, pasioni dhe rekordi nuk sollën pasuri; plane për sponsorizime dhe turne ndërkombëtar nuk u realizuan dhe rivalët sfiduan titullin e tij. Meaney u kthye në Irlandë, punoi për këshillin e qarkut Cork dhe vdiq në 2003. Vajza e tij, Mary, tha se babai i saj gjithmonë kërkonte të jetonte një jetë të jashtëzakonshme: “Thyerja e rekordit e bëri të ndihej: ‘Unë jam dikush’.”
Ky episod i jashtëzakonshëm dokumentohet në filmin dokumentar Beo Faoin bhFód që do të transmetohet në TG4 më 26 nëntor./MXH
