Last Updated on 01/10/2026 by EL
Migrena, nuk është thjeshtë një dhimbje koke, por një nga çrregullimet neurologjike më të zakonshme dhe një nga shkaqet kryesore të paaftësisë që prek rreth 1.3 miliardë njerëz në mbarë botën.
Për shumë pacientë, një krizë mund të jetë aq e fortë sa t’i detyrojë të ndalojnë punën, studimet dhe aktivitetet e përditshme.
Përveç dhimbjes, migrena mund të shoqërohet me të përziera, të vjella, ndjeshmëri ndaj dritës, zhurmave dhe aromave, si dhe vështirësi në përqendrim.
Në Portugali, mendohet se rreth 2 milionë persona vuajnë nga migrena. Sëmundja prek veçanërisht gratë. Një studim tregon se 92% e grave me migrenë në Portugali kanë përjetuar kufizime në punë, studime apo aktivitete të tjera për shkak të dhimbjeve.
Ekspertët e shëndetësisë thonë se shqetësues është fakti se shumë raste nuk diagnostikohen. Rreth 42% e grave me simptoma të përshtatshme me migrenën nuk kanë marrë kurrë një diagnozë mjekësore, ndërsa një pjesë e madhe e pacientëve përdorin vetë-mjekim.
Ekspertët theksojnë se migrena mund të ndikojë edhe në jetën profesionale, marrëdhëniet personale dhe mirëqenien emocionale.
Mjekët dhe organizatat e pacientëve bëjnë thirrje për më shumë ndërgjegjësim, diagnostikim të hershëm dhe trajtim të përshtatshëm, duke theksuar se personat që vuajnë nga migrena nuk duhet ta konsiderojnë dhimbjen kronike si diçka normale./et
