Last Updated on 18/09/2026 by Klara
Millie Bobby Brown dhe bashkëshorti i saj, Jake Bongiovi, kanë ndarë për herë të parë një foto të fëmijës së tyre të dytë, vetëm pak orë pasi u bë e ditur se çifti është bërë sërish prindër përmes birësimit.
Në një postim të përbashkët në Instagram të enjten, më 17 shtator, çifti publikoi një foto ku shihet dora e vogël e djalit të tyre. “Përshëndetje, vogëlush!”, shkruan ata krahas fotos.
Më herët gjatë së njëjtës ditë, një burim konfirmoi për “People” se Brown dhe Bongiovi kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë përmes birësimit. Çifti nuk ka dhënë ende detaje të tjera, përfshirë emrin e foshnjës.

Aktorja 22-vjeçare kishte dhënë më parë disa sinjale se familja e saj po zgjerohej. Më 7 shtator, Brown publikoi një video nga një udhëtim familjar në Itali, ku shihej duke mbajtur vajzën e saj, ndërsa Bongiovi ecte pranë saj me një mbajtëse foshnjeje në gjoks. Pamja e fëmijës së tyre të dytë ishte e mbuluar, ndërsa familja shëtiste në Dolomite.
Brown dhe Bongiovi u bënë prindër për herë të parë në vitin 2025, kur njoftuan se kishin birësuar një vajzë. Në atë kohë, aktorja shkroi se ishin “më shumë se të emocionuar” për të nisur një kapitull të ri si prindër, duke kërkuar ta jetonin atë me qetësi dhe privatësi.
Çifti u martua në vitin 2024, në një ceremoni private, dhe një vit më vonë mirëpriti fëmijën e parë.
Brown ka folur edhe më herët për dëshirën e saj për të birësuar fëmijë. Në një intervistë të fundit, ajo tregoi se birësimi kishte qenë gjithmonë pjesë e ëndrrave të saj që në fëmijëri dhe se e kishte imagjinuar familjen e saj të ardhshme me fëmijë të birësuar, krahas mundësisë për të pasur edhe fëmijë biologjikë.
Aktorja ka folur gjithashtu për përvojën e mëmësisë, duke treguar se është mbështetur te nëna dhe vjehrra e saj për këshilla dhe udhëzime./k.m
