Gjatë një loje në Ferma Vip të tipit “Përgjigju ose pije”, Mimoza Ahmeti ka zgjedhur t`i përgjigjet pyetjes se cili nga kolegët e saj është i mbivlerësuar.
Pa hezituar, Moza është përgjigjur: “Ismail Kadare, mendoj që nuk e meriton suksesin që ka”.
Nuk është hera e parë që Mimoza Ahmeti shpreh opinionin e saj në lidhje me Kadarenë. Edhe më herët ajo e ka dhënë hapur opinionin e saj mbi shkrimtarin shqiptar me famë ndërkombëtare.
