Pas triumfit në “Ferma VIP 3”, Mimoza Ahmeti ka ardhur me reagimin e saj të parë publik, duke emocionuar ndjekësit me fjalët plot mirënjohje.
Fituesja e këtij edicioni ka ndarë emocionet menjëherë pas finales, duke falënderuar publikun për mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë rrugëtimit të saj në reality show.
“Uaaaaa moj mami e fitovaaaa,
Do duhen ditë t’i falenderoj të gjithë ata që e bënë të paharruar këtë udhëtim, por të parët jeni JU, publiku fantastik, që më deshët e kuptuat. Ju du, ju du, ju du”, shkroi Mimoza.
Reagimi i saj është pritur me shumë komente dhe urime nga fansat, të cilët e mbështetën deri në shpalljen fituese të “Ferma VIP 3”./mxh
