Një ligj i ri i miratuar nga Izraeli kërkon ekzekutimin e shtetasve që janë përfshirë në ngjarjet e 7 tetorit 2023.
Me këtë ligj të ri, Izraeli prezanton dënimin me vdekje dhe parashikon gjyqe publike për ata që janë përfshirë në sulmet e udhëhequra nga Hamasi, si dhe në marrjen masive të pengjeve që ndodhën në tokën izraelite në tetor të rreth 3 viteve më parë.
Legjislacioni mori 93 vota pro dhe asnjë kundër në parlamentin izraelit Knesset, duke mbledhur mbështetjen e përbashkët të zyrtarëve qeveritarë dhe anëtarëve të opozitës, ndërsa 27 deputetët e mbetur abstenuan ose nuk morën pjesë në seancë.
Më 7 tetor 2023, militantët e udhëhequr nga Hamasi nisën një sulm të papritur në shkallë të gjerë ndaj Izraelit jugor nga Rripi i Gazës, duke vrarë afërsisht 1,200 njerëz, kryesisht civilë dhe duke marrë peng 251 persona./Mxh
