Last Updated on 16/11/2026 by Monika
Kombëtarja e Kroacisë mori një fitore të rëndësishme 2-1 përballë Çekisë në Ligën e Kombeve. Ky sukses i mundësoi skuadrës ballkanase të sigurojë vendin e tretë në renditjen e grupit.
Megjithatë, kjo mbrëmje ishte e veçantë për mesfushorin, Luka Modriç. Futbollisti kroat vazhdon të shkruajë historinë me ekipin e tij përfaqësues. Ai regjistroi paraqitjen e tij të 208 me fanellën e kombëtares, një shifër domethënëse në arenën ndërkombëtare.
Me këtë ndeshje, lojtari aktual i Milanit ka barazuar yllin argjentinas Lionel Messi për numrin e paraqitjeve me kombëtaret. Modriç ka nevojë të zbresë në fushë vetëm edhe në një sfidë tjetër për të marrë i vetëm vendin e dytë në këtë klasifikim historik.
Ndërkohë, kreu i kësaj liste mbahet nga portugezi Cristiano Ronaldo, i cili numëron plot 234 paraqitje. Për ta kaluar këtë rekord, 41-vjeçarit kroat i duhen edhe 26 ndeshje të tjera, një objektiv që duket tepër i vështirë për t’u arritur nga ana e tij./mxh
