Last Updated on 07/04/2026 by Kesjana
Kishte një moment prekës në bordin e kapsulës dje, kur biseda u drejtua drejt propozimit të emrave për kratere në Hënë për të përkujtuar këtë udhëtim që theu rekorde.
Ekuipazhi ra dakord që një nga krateret të quhet “Integrity”, sipas anijes së tyre Orion, ndërsa një tjetër të marrë emrin e bashkëshortes së ndjerë të astronautit Reid Wiseman, Carroll, e cila ndërroi jetë në vitin 2020.
Propozimet e emrave do të duhet të paraqiten zyrtarisht pranë Unionit Ndërkombëtar Astronomik, i cili rregullon emërtimin e objekteve në hapësirë – por ne dyshojmë se ata do të jenë të hapur ndaj këtij sugjerimi./kb
