Last Updated on 12/08/2026 by EL
Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi të martën qytetin e Novosibirskut, ku autoritetet vendosën masa të rrepta sigurie për shkak të frikës nga sulmet me dronë ukrainas.
Sipas mediave lokale, gjatë vizitës së tij banorëve iu kërkua të shmangnin daljen në rrugë gjatë kalimit të autokolonës presidenciale, të mos qëndronin pranë dritareve dhe të mos përdornin pajisje elektronike apo optike.
Në Universitetin Shtetëror të Novosibirskut u kufizua gjithashtu lëvizja në kampus, ndërsa policia u dislokua përgjatë rrugës së autokolonës, me efektivë të vendosur rreth çdo 50 metra.
Autoritetet ndërmorën edhe një sërë ndërhyrjesh për përmirësimin e imazhit të qytetit, duke riparuar rrugë, trotuare dhe fasada ndërtesash.
Në mëngjesin e vizitës së Putinit, një zjarr shpërtheu në një banesë private në qendër të Novosibirskut, duke shkaktuar një re të madhe tymi. Në vendngjarje mbërritën zjarrfikës, ambulanca dhe forca policie.
