Rusia ka refuzuar kërkesën e Ukrainës për zgjatjen e armëpushimit në zonën e qytetit të Oleskit, në jug të vendit, i cili aktualisht ndodhet nën kontrollin e forcave ruse.
Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i lartë i presidencës ukrainase, sipas të cilit Kievi kishte kërkuar vazhdimin e marrëveshjes, por propozimi nuk është pranuar nga Moska.
Sipas zyrtarit ukrainas, armëpushimi ishte parashikuar të përfundonte mbrëmjen e së dielës, ndërsa përpjekjet diplomatike për zgjatjen e tij nuk kanë marrë përgjigje pozitive nga pala ruse.
Refuzimi i Rusisë ka shtuar pasigurinë mbi situatën e sigurisë në zonën e Oleskit, ndërsa mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të afatit të armëpushimit.
Deri më tani, nuk ka një deklaratë të detajuar nga autoritetet ruse lidhur me arsyet e refuzimit të propozimit ukrainas./mxh
