Moti i ashpër i një stuhie që ka prekur Greqinë ka shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të energjisë elektrike në shumë zona.
Mediat greke raportojnë se ishulli i Korfuzit përjetoi përmbytje të konsiderueshme, teksa rrugët u bënë të pakalueshme, u shfaqën probleme me ujin në banesa dhe kishte shumë pemë të rrëzuara.
Shkollat ??në dy nga bashkitë e Korfuzit janë mbyllur për shkak të kushteve të këqija të motit.
Sipas autoriteteve lokale, problemet më serioze gjenden në këto zona: Potamos, në fushën e Alepout dhe Triklinos, Agioi Dekas, Benitses dhe Dassia, duke rritur edhe rreziqet e qakullimit për udhëtarët.
Parashikohet që situata e motit të përshkallëzohet, duke prekur një pjesë të madhe të vendit me shira të rrëmbyeshëm, stuhi dhe breshër të madh, të klasifikuar si një ngjarje ekstreme e motit e Kategorisë 5.
