Last Updated on 03/09/2026 by Monika
Reshje breshëri kanë përfshirë për rreth 30 minuta zonat e sipërme të Bracanjit dhe fshatin Dobranj, në Devoll.
Ende nuk dihet nëse janë dëmtuar kulturat bujqësore. Vlerësimi i situatës pritet të bëhet gjatë mëngjesit të ditës së nesërme. Në terren pritet të shkojnë specialistë të cilët do të verifikojnë nga afër pasojat e breshërit dhe dëmet e mundshme në tokat bujqësore.
Deri në këto momente, nuk ka një bilanc zyrtar për dëmet, ndërsa vlerësimi në terren pritet të japë një pasqyrë më të qartë të situatës./mxh
