Last Updated on 26/09/2025 by adminfjala
Tre persona kanë humbur jetën dhe 400 mijë të tjerë janë evakuuar për shkak të motit të keq që ka goditur Filipinet. Është ky bilanci paraprak i stuhisë tropikale që goditi rajonin Bicol të Luzonit jugor.
Zyrtarët e mbrojtjes civile thanë se tre persona vdiqën pasi muret u shembën dhe pemët u shkulën nga stuhia e dhunshme tropikale Bualoi, e cila po lëviz nga perëndimi në veriperëndim me shpejtësi prej 110 kilometrash në orë./e.t
