Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga thuajse e njëjta situatë meteorologjike.
Sipas SHMU, moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare por kalimtare.
Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe në formë pikash në mënyrë të izoluar në veri e lindje, përgjatë maleve.
Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 37 gradë celsius.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7m/s
Valëzim në det të forcës 1-2 ballë./ Kb
