Nga Elona Caslli
Fëmijët e Spak-ut.
Janë fëmijë që nuk kanë lindur ende. Janë fëmijë me prindër të ndryshëm, por me emertesë të përbashkët. Ata do të quhen fëmijët e SPAK-ut. Fëmijë, që u ngjizen dhe do të sillen në jetë, me qëllimin e vetëm që nënat e tyre t’u shpëtonin burgut.
Mëmësia përdoret jo si bekim për një foshnje të ardhur në jetë, por si një kusht për t’i shpëtuar burgut, ndërsa foshnja si mjeti për ta përmbushur këtë kusht.
Askush nuk pyet sa e këshillueshme është për një grua të mbetet shtatzënë në kushtet e një gjendjeje të rënduar psikologjike dhe emocionale?!
Askush nuk pyet si do të ndikojë gjendja e gruas në shëndetin e fëmijës?!
Askush nuk pyet si do të ndihet ky fëmijë në një të ardhme kur të mësojë të vërtetën mbi ardhjen e tij në jetë?!
Mendohet për gjithçka veçse për foshnjen jo.
Gratë rilindase vranë gjatë karrierës së tyre kuptimin dhe domethënien e shume fjalëve. Vranë kuptimin e fjalës ‘ grua’. Vranë kuptimin e fjalës ‘ dinjitet’. Vranë kuptimin e fjalës ‘ integritet’. Së fundmi, vranë kuptimin e fjalës ‘ Mëmësi’.
Post Scriptum- Një grua, që vret mëmësinë, e fyen fjalën grua dhe siç thotë me të drejtë Kundera ” Jo çdo grua meriton të quhet grua”./ Kb
