Last Updated on 11/05/2026 by EL
Poetja Mimoza Ahmeti është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale, teksa vazhdon të ndajë detaje nga jeta e saj personale dhe marrëdhënia me partnerin e saj, Leo, i cili po përballet me probleme shëndetësore.
Gjatë një bisede me fermerët, ajo foli hapur për sakrificat dhe sfidat që ka përjetuar ndër vite përkrah partnerit të saj.
“Unë kam punuar shumë. Kjo sakrifica me këtë që mbaj 8 vite ka qenë e llahtarshme. Por më tha dikush që ka klinika jashtë që mund ta rregullojnë. Në Europë ka por është çështje lekësh. Jam e gëzuar. Pastaj të shohim kur të shërohet a do jetë më i njëjti”, është shprehur poetja.
Gjithashtu ajo tregoj edhe një moment nga marrëdhënia e saj, duke treguar një bisedë me humor me partnerin e saj:
“I thash një herë po shita ndonjë pikturë të shtrenjtë, se ndodh ndonjë herë që bie daci në kos, e i thash të blejmë një shtëpi të vogël. E më tha ai pse do ta komplikosh këtë gjë. Pse i thash e më tha po ku e di se kush jam unë mbase kam një shtëpi timen”./et
