Presidenti amerikan Donald Trump ka inspektuar punimet për sallën e vallëzimit që do të ndërtohet në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë këtij inspektimi, Trump i është përgjigjur dhe pyetjeve të gazetarëve që ishin të pranishëm, ku foli edhe për rëndësinë e kësaj salle balloje.
“Kur kjo të përfundojë, mandati im mbaron menjëherë pas kësaj. Kjo është në të vërtetë për presidentë të tjerë, jo për mua. Kjo është dhurata ime për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shpresojmë që do të përdoret për qindra vjet”, tha Trump.
Ndërsa foli për vizitën e fundit shtetërore të Mbretit Charles në SHBA, Trump thotë se nuk ishte në gjendje të organizonte shkallën ngjarjet që kishte dëshiruar për shkak të ambienteve aktuale të Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti amerikan nuk la pa folur edhe për luftën në Iran, ku përsëriti qëndrimin e tij se Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore. Ndër të tjera paralajmëroi një tjetër sulm të mundshëm në Iran nga ushtria amerikane.
“Ata po luten të bëjnë një marrëveshje, por mund të na duhet t’u japim një goditje tjetër të madhe. Nuk jam i sigurt ende, do ta dimë shumë shpejt”, tha ai.
Trump fajësoi demokratët, kundërshtarët e tij politikë, për prishjen e negociatave të tij me Iranin. I pyetur se sa afër ishte për të goditur Iranin dje, ai u përgjigj: “Isha një orë larg, do të kishte ndodhur pikërisht tani.”
Duke iu përgjigjur pyetjeve të tjera, Trump thekson se po punon me vendet e Gjirit gjatë negociatave me Iranin. Ndërkohë ai pretendoi se mund të ketë pasur një rrezik bërthamor për Los Anxhelosin dhe tha se nuk do ta linte botën të zhytej në konflikt bërthamor gjatë mandatit të tij./mxh
