Last Updated on 17/11/2026 by EL
Një shtetas shqiptar, punonjës ndërtimi, ka mbetur i plagosur pasditen e së shtunës, në Itali, pasi një person hapi zjarr drejt makinës së tij, ku shqiptari ndodhej me shokun e tij. Nga të shtënat, raportohet se 43-vjeçari shqiptar mori një plumb në gjoks, ku për rrjedhojë bëhet me dije se i është shpuar një pjesë e mushkërisë, e prej të shtunës ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ndodhi sapo shqiptari dhe shoku i tij dolën nga një bar kafene, ndërsa mediat italiane nënvizojnë se shqiptari nuk rezulton me precedent penalë, madje shkruhet se ai është një baba, murator dhe banor i rregullt dhe jo problematik i zonës Certosa di Pavia.
Megjithatë, në sajë të rindërtimit të ngjarjes dhe provave të mbledhura deri më tani, raportohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh.
Si ndodhi ngjarja:
Dy miqtë, pak para orës 19:30 të së shtunës, sapo kishin dalë nga një bar ku kishin pirë një aperitiv së bashku dhe po ktheheshin në shtëpitë e tyre, ku familjet i prisnin për darkë.
Shoku i 43-vjeçarit e kishte parkuar makinën e tij në pellgun e Naviglio-s dhe po shkonte ta çonte në shtëpi. Pasi dolën nga bari, ata ecën së bashku dhe kishin arritur tashmë në parking kur makina e autorëve të ngjarjes, iu afrua.
Duke ngadalësuar, por pa u ndalur ose pa hyrë në parking, shoferi uli xhamin e djathtë të pasagjerit përpara kur dikush qëlloi me armë zjarri. Plumbi i kalibrit 7.65 e goditi 43-vjeçarin në mushkëri.
Shqiptari u dërguar më pas në spital në gjendje shumë të rëndë, pasi mëoshet se plumbi i shpoi mushkërinë. 43-vjeçari u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv me një prognozë të kujdesshme , ende në rrezik vdekjeje.
Ndërkaq, bëhet me dije se skuadra Mobile e Shtabit të Policisë së Pavias filloi menjëherë një hetim, duke përfshirë shqyrtimin e pamjeve të kamerave të mbikëqyrjes, për të identifikuar makinën nga e cila u qëllua.
Deri më tani, bëhet me dije se në automjet ndodheshin dy persona: shoferi dhe personi që qëlloi, të cilët pas ngjarjes raportohet se janë kthyer djathtas drejt Milanos.
Prita duket të jetë një larje hesapesh , edhe pse as i plagosuri dhe as shoku i tij nuk kanë lidhje me qarqet kriminale. Megjithatë, autoritetet italiane po punojnë për zbardhje e plotë të ngjarjes e pritet të kemi detaje të reja në vijim.ET
