Last Updated on 22/10/2026 by Monika
Ish-deputeti Myslim Murrizi komentoi sot shkurtimisht situatën e krijuar në vend me protestën dhe dhunën policore të ushtruar ndaj të rinjve.
Murrizi tha në emisionin e mbrëmjes në ‘Syri TV’ se policët kanë qenë nxitësit e dhunës në protestë që nga 13 tetori e deri më tani.
Ai u shpreh me kritika për efektivët e përfshirë në ngjarje, që më pas edhe u shpërblyen nga kryeministri Edi Rama, se duhet t’i shërbejnë shtetit dhe jo pushtetit.
“Policia quhet e Shtetit, jo e pushtetit. E dyta, nxitësit e dhunës që nga 13 tetori e deri më tani ka qenë policët. Për këtë lloj terrori paguajti policët”,-tha ndër të tjera Murrizi./mxh
