Kjo e dielë në “Këngët e Shekullit” do të sjellë muzikën e mirë dhe nostalgjinë e viteve ’70, me artistë që kanë zhvilluar karrierën në ato vite dhe me zëra të rinj që padyshim janë rritur me ato hite.
Një ansambël muzikor që bashkon Shqipërinë dhe kujton zërat fantastikë të një brezi që vazhdoi traditën e muzikës që edhe sot ka lënë shenjë.
Sonte, në orën 21:00, në ekranin e Televizionit Klan do të jetë një natë emocionesh, surprizash dhe një mbrëmje ku gjuha e bukur, ajo e muzikës, do të flasë.
