“Nëse thua një mendim ndryshe, nisin e të sulmojnë si armik i partisë”. Kështu u shpreh Nard Ndoka teksa komentoi se si funksionon Partia Demokratike.
“Nuk respektohesh për mendimin ndryshe, por të sulmojnë sepse nuk po mendon njësoj si kryetari. Ky është problemi më i madh moral, politik, strukturor i PD-së. Kreu i FRPD-së mendoi ndryshe dhe për një javë u sulmua në mënyrë makabre”, shtoi më tej Ndoka në studion e “Puls” .
“Tek ajo parti, për fat të keq, jo vetëm që nuk pranohet mendimi ndryshe, por klima është mbytëse. Nëse flet ndryshe, harroje karrierë politike aty. Nëse ke krijuar profil kritik, i ke “larë duart” në atë parti”, theksoi Ndoka./e.t
