Last Updated on 26/03/2026 by Anisa
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, komentoi propozimet e kryeministrit Edi Rama për reformën territoriale, duke theksuar se sipas tij, Rama ka në plan të reduktojë numrin e bashkive në vend në vetëm 30.
Ndoka tha se:“Këto janë probleme se unë i kam dëgjuar se s’po i shpik unë.”
Ai shtoi se pas marrjes së informacionit mbi draftin e PD-së për ndryshimet, ai do ta analizojë numrin e bashkive dhe qëllimin e këtij plani:
“Vazdojmë tash vazhdojmë se tashti e mora vesh se do ta shoh edhe draftin e ktyre ndryshim se unë e shoh numrat se unë i di si si është numrat si ndahet cili është qëllimi pra me këtë numër këto tentojnë që edhe me bashkitë mos lëvizin asnjë gjë, mos ketë mundësi asnjë forcë e re politike që t’i konkurrojnë, mos ketë mos ketë pluralizëm këshillat bashkiak po t’i kenë këto dy blloqet politike.”
Debati mbi reformën territoriale dhe reduktimin e bashkive vjen në një moment kur partitë politike po diskutojnë për mënyrën e ndarjes së pushtetit lokal, ndërsa Ndoka thekson shqetësimin për kufizimin e konkurrencës dhe pluralizmit në këshillat bashkiak.
