Last Updated on 12/11/2026 by Monika
Gazetari i njohur italian Toni Capuozzo është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të gjatë në gazetarinë televizive dhe në raportimin nga zonat e konfliktit.
Capuozzo ishte një prej reporterëve të njohur të Mediasetit, ku për dekada ndoqi nga afër disa prej konflikteve më të përgjakshme ndërkombëtare, përfshirë luftërat në ish-Jugosllavi, Somali, Afganistan, Lindjen e Mesme dhe Irak.
Ai ishte zëvendësdrejtor i TG5 deri në vitin 2013 dhe autor e drejtues i emisionit investigativ dhe të aktualitetit “Terra!”, të cilin e drejtoi nga viti 2000 deri në vitin 2017.
Gjatë luftës në Bosnjë, Capuozzo u bë i njohur edhe për shpëtimin e një foshnjeje, Kemal, të cilën e mori nga Sarajeva e rrethuar dhe e solli në Itali, ku fëmija qëndroi për pesë vjet pranë familjes së tij.
Më 23 tetor, gazetari kishte bërë publike se vuante nga një sëmundje tumorale, duke shprehur vendosmërinë për ta përballuar atë me ndihmën e mjekëve dhe njerëzve të afërt./mxh
