Profesori i njohur i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës, Sulo Hadëri është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare.
Profesor Doktor, Sulo Hadëri ishte një njeri i rrallë, një nga intelektualët me të cilin krenoheshin të gjithë ata që e njihnin.
Kush ishte Profesor Doktor Sulo Hadëri?
Prof. Dr. Sulo Haderi u diplomua në Fakultetin e Ekonomisë, dega Ekonomi Politike në vitin 1979. Fillimisht punoi si asistent pedagog në Fakultetin e Ekonomisë në tetor 1981. Mori gradën Doktor i shkencave ekonomike në vitin 1993, Profesor i asociuar në vitin 1994 dhe Profesor në vitin 1999.
Në vazhdim kreu kualifikime pas universitare si Seminare për Trajnimin e Trajnerëve, organizuar nga Këshilli Kombëtar për Edukimin Ekonomik, USA, 1999 – 2000. IMF “Programimi dhe Analiza Financiare”, organizuar nga JVI, Vienna, Shtator – Tetor, 1998. Kurs për politikat makroekonomike për vendet e EL, Tokyi, oJaponi, JICA Grant, 1-30 tetor 1997. Program Tempus, Projekt Kërkimi për Politikat Stabilizuese në Shqipëri, Universiteti i Kent, UK, Prill-Qershor 1996. Program Tempus për trajnimin e lektorëve të FEUT në financë dhe bankë, Universiteti i Macerata Itali, Mars – Maj, 1995. Programi Tempus për përmirësimin e mësimdhënies dhe njohurive, Universiteti i Athinës, Janar – Shkurt 1994. Shkollë Verore në Ekonomiks dhe biznes, Universiteti Strathclyde, Glasgoë, Korrik-Shtator 1993.
Profesor Haderi kishte një karrierë lineare akademike dhe profesionale, ai shërbeu si Dekan i Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranes, 2012- 2016, Zëvendës-Dekan, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës, 2008-2012, përgjegjës i Departamentit të Ekonomiksit, Fakulteti Ekonomik, UT, 2003-2008, përgjegjës i Seksionit të Makroekonomisë, Fakulteti Ekonomisë, 1999-2002.

Po ashtu ishte anëtar i Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës, nga 2003 në vazhdim, anëtar i Këshillit të Fakultetit, 1999-2015, kryetar i Këshillit të Profesorëve, Instituti i Studimeve Europiane, Universiteti i Tiranës, 2010 -2012, profesor i ftuar, Universiteti i Evropës Jug-Lindore, Tetovë, Maqedoni, 2004- 2015, profesor i ftuar, Universiteti “Ismail Qemali” i Vlores, 2012-në vazhdim, profesor i ftuar, Universiteti Mesdhetar i Tiranës, 2017-në vazhdim, lektor i ftuar, Shkolla Verore e Ekonomisë, organizuar në Selanik nga Universiteti i Staffordshire UK, për studentët vendas dhe të huaj, korrik 1999, lektor i ftuar, Shkolla Verore e Ekonomisë, organizuar në Tiranë nga Universiteti i Staffordshire UK, për studentët vendas dhe të huaj, korrik-gusht 1998.
Gjithashtu shërbeu si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, 1999-2006, këshilltar i Ministrit të Financave, 1997-1999, anëtar i Bordit Drejtues, Albkontroll, nga 2013 e ne vazhdim, anëtar i Bordit të Akreditimit, 2015-në vazhdim, anëtar i KVTA, MAS, 2013-2016, drejtor Ekzekutiv, Qendra për Arsim Ekonomik dhe Biznes, 2005-2010, lektor në lëndët Hyrje në Ekonomi, Finance Publike, Makroekonomi, Ekonomi Monetare, Paraja dhe Bankat, Makroekonomi 2, Fakulteti Ekonomik, UT, 1991- në vazhdim.
Profesor Doktor Hadëri ka qenë kërkues shkencor për projektin e International Budget Partnership, 2011, 2014, 2017, Ekspert Lokal, Human Dynamics Vienna, Austria 2002-2003 për Projektin e Bankës Botërore: “Shërbime Konsulence për Makroekonominë & Analizat Fiskale, drejtues Projekti, “Fuqizimi ekonomik i grave në veri të Shqipërisë”, Projekt i përbashkët OSCE OCEEA-ODIHR për “Luftimi i trafikimit të qenieve njerëzore përmes fuqizimit ekonomik dhe masave të mbrojtjes, financuar nga GTZ GmbH, CEBE, 2007-2008, drejtues Projekti,”Investimi tek të Rinjtë, nëpërmjet Prezantimit të Kuadrit të Kompetencave Kryesore“ financuar nga Banka Botërore, 2006.
Ai ka dhënë kontribut akademik jashtë institucionit me Institutin e Kurrikulave dhe Standardeve si ekspert për përgatitjen e kurrikulave për Ekonominë e Aplikuar për Shkollat e Mesme, Makroekonominë, Mikroekonominë dhe Financat Publike, për arsimin e mesëm profesional, 1996-2007.
Ai ka qenë ekspert për hartimin dhe zbatimin e programeve Albanian Junior Achievement, 1998-2003.
Aktiviteti shkencor përfshin 25 artikuj shkencorë të botuar në revista ndërkombëtare dhe kombëtare dhe 24 referime në konferenca ndërkombëtare dhe kombëtare.
Ai ka bërë disa botime, tekste mësimore dhe monografi si: Hyrje në Ekonomi, bashkautor, Ekonomia Monetare, Leksione të Makroekonomisë, Makroekonomia për shkollat e mesme profesionale, bashkautor, Ekonomia e zbatuar për shkollat e mesme, bashkautor, Ekonomia 3 për shkollat e mesme, bashkautor. Monografi, “Aspekte Mjekësore, Ekonomike dhe Etike të Shkeljeve Mjekësore”, Botimi i Parë, AGAFER, 1999 (bashkautor)./k.m
