Elon Musk ka sulmuar ashpër kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, pasi ky i fundit njoftoi se po përgatitej të ndalonte mediat sociale për personat nën 16 vjeç. Kjo është pjesë e një pakete masash për të mbrojtur shëndetin mendor dhe sigurinë e të rinjve në internet.
Sanchez kritikoi Musk për përdorimin e “X” për të përforcuar dezinformimin në lidhje me vendimin e qeverisë së tij javën e kaluar për të legalizuar 500,000 emigrantë të paligjshëm dhe azilkërkues, duke vënë në dukje se vetë manjati i Afrikës së Jugut është një emigrant.
Ndërkohë Musk në një postim në “X”, e cilësontë Sanchez si një tiran.
“Dirty Sanchez është një tiran dhe tradhtar i popullit të Spanjës”, u shpreh fillimisht Musk.
Megjithatë, postimet e tij nuk u ndalëm me kaq, pasi pak më vonë shkroi “Sanchez është totalitari i vërtetë fashist”.
Përveç Spanjës, edhe Greqia është pranë shpalljes së një ndalimi të ngjashëm për fëmijët nën 15 vjeç. Të dy vendet duket se do të ndjekin shembullin e vendeve si Britania dhe Franca në miratimin e një qëndrimi më të rreptë ndaj mediave sociale, pasi Australia në dhjetor u bë vendi i parë që ndaloi aksesin në platforma të tilla për fëmijët nën 16 vjeç. /Kb
