Nëntë muaj pas ndarjes nga jeta në moshën 78-vjeçare, aktori dhe regjisori i njohur Rob Reiner është vlerësuar me çmimin “Emmy” për interpretimin e tij si Albert Schnarr në serialin e suksesshëm “The Bear”. Çmimi për “Aktorin më të Mirë Mbështetës në një Serial Komedi” iu dha gjatë natës së dytë të Creative Arts Emmy Awards më 6 shtator.
Fitoi pas gati tri dekadash: Kjo shënon herën e parë që nga viti 1995 (kur u vlerësua Raul Julia) që një aktor nderohet me këtë çmim pas vdekjes.
Rekordi familjar prej 48 vitesh: Reiner nuk kishte fituar një Emmy për aktrim që nga viti 1978 (All in the Family). Me këtë fitore, ai parakaloi babanë e tij, Carl Reiner, për distancën më të gjatë kohore mes dy çmimeve Emmy në të njëjtën kategori (48 vite diferencë kundrejt 37 viteve të të atit).
Ovacione në sallë: Çmimi u tërhoq nga prezantuesja Wendy McLendon-Covey, ndërsa të pranishmit e ndoqën me një duartrokitje të gjatë e të ngrohtë që zgjati rreth një minutë. Nën këtë garë ai la pas emra të njohur si Michael J. Fox dhe Brett Goldstein.
Ngjarja tragjike që parapriu çmimin:
Rob Reiner dhe bashkëshortja e tij, Michelle Singer Reiner, u gjetën pa jetë në shtëpinë e tyre në Kaliforni dhjetorin e kaluar. Lidhur me ngjarjen u arrestua djali i tyre, Nick Reiner (32 vjeç), i cili përballet me akuzat për vrasje të dyfishtë, ndërsa vetë ai ka deklaruar pafajësinë.
Ky vlerësim për kurorëzon përfundimisht karrierën e tij të pasur dhe mbyll një kapitull historik për dinastinë Reiner në televizion./MXH
