Gjatë natës qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë dhe erëra të forta në disa zona. Në bashkinë e Shkodrës ka pasur reshje dhe erëra të forta gjatë natës, por nuk raportohen dëmtime apo situata problematike.
Në Malësinë e Madhe, Vaun e Dejës dhe në Pukë nuk ka pasur raportime për situata emergjente. Ndërsa në Fushë-Arrëz ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra, prezencës së ujit, gurëve dhe dherave në rrugët rurale.
