Last Updated on 29/10/2026 by Monika
Behgjet Pacollli ka rrëfyer historinë e njohjes me ish-Presidentin rus Boris Yeltsin, një marrëdhënie që ka nisur shumë vite para se biznesmeni Pacolli t’i hynte kompanisë së ndërtimeve. Por pikërisht ky takim do të shënjonte dhe automatikisht futjen e tij në biznesin e ndërtimeve
Pacolli tregon në intervistën e tij pranë ‘Syri TV’ se biseda nisi pas dëmtimeve dhe dëmeve të marra të parlamentit rus. Ky ishte dhe shkaku nga se lindi takimi me Yeltsinin. U kërkua ndërhyrje e shpejtë në atë kohë për të rikonstruktuar godinën. Ai zbulon se përgatitja korrekte e projektit luajti rol themelor në ‘marrjen me sy të mirë’ nga Yeltsini.
Kështu, Pacolli tregon një histori suksesi, ku saktësia bëri që një prej emrave më me influencë në politikën botërorë si President ii asaj kohe të Rusisë, t’i besonte Pacollit, i cili më vonë në fushën e ndërtimeve do të ndërtonte emrin e vetë.
“Po unë sinqerisht ju them, Jeltsinin unë e kam njohur prej viteve ’79. Atëherë kur kam punuar, kam shkuar për kompaninë time tjetër, ai ka qenë guvernator në Ural dhe unë pata ndërtuar një fabrikë që prodhonte dritare, dritare edhe dyer, po specifikisht bravat, ato dorezat dhe bravat e këtyre. Ajo ka qenë prodhimi kryesor i saj, dhe e pata bërë me shumë sukses, dhe ai erdhi në hapje. Dhe aty u njoftuam. Dhe aty ai mori pjesë në një drekë që kishim, një ceremoni, si guvernator. Dhe unë, duke treguar ai, e kuptova se ai vuan prej diabetit. Edhe sa herë që shkoja atje, unë në farmaci, në aeroport bleja tabletat, 20 ose 15 franga kanë kushtuar, bleja dy-tre dhe shkoja krejt normal dhe ia dërgoja. Ishin tabletat e Cibalgines, ai e kishte mësuar terapinë e tij me këto. E jo gjithmonë i gjente ato. Edhe kështu ka shkuar, të vetmin send që kam mundur t’i dhuroj Jeltsinit, një paketë tabletash.
hikoni gjen dikë që na i mbulon këtë marre sa më shpejt”. Edhe aty duket se ai e ka përmendur emrin tim, thotë shikoni se është një firmë, se unë e di që ai nuk lyp as pagesë, as kurrgjë. Edhe në të vërtetë, unë e kam marrë si sot mbrëma, e kam marrë informatën, të nesërmen me avion kargo kam dërguar së pari rrjetën e gjelbër për të mbuluar, se ajo ishte diçka e re atëherë, askush nuk kishte mbuluar një ndërtesë me rrjetë të gjelbër që mos të duket ajo vrimë. Dhe e kemi mbuluar brenda 48 orëve. Dhe atëherë ai falënderohet. Ekipi i tij thotë: “Shikoni, presidenti ka thënë sa më shpejt të riparohet kjo, a mundeni ju ta riparoni?” I thashë: “Po more, unë punoj në këtë, unë isha duke ndërtuar një spital në Jakutsk, një spital 250 milionë, kisha një tjetër spital në Rusinë Qendrore dhe kisha disa projekte”. Dhe më thotë: “Të lutem bëni ofertën, e kam dërguar arkitektin tim, e kanë parë situatën dhe kontrata e parë ka filluar aty, ajo që ka nxjerrë Kremlinin. Ne aq shpejt e kemi bërë këtë, janë videot, sot të asaj kohe. Çernomirdin ka qenë kryesuesi i qeverisë atëherë, kryeministër, dhe ai vjen po shumë kohë ka kaluar edhe me punëtorët tanë, me kosovarët dhe shqiptarët. Komplet ka qenë punëtorë që kanë punuar aty diku mbi 2000 njerëz, kanë qenë krejt shqiptarë.
Dhe e kemi kryer në shpejtësi këtë, domethënë kualiteti, korrektësia, serioziteti, shpejtësia, dhe kur s’i kam kushtëzuar me pagesa, ata kanë paguar kur kanë mundur. Ajo sigurisht ka qenë një arsye që unë munda të punoj në Kremlin. Unë kam qenë pak, aty e kam luajtur një lojë më të mençur se çdokush tjetër. E kam gjetur dokumentacionin e Kremlinit, krejt ai ka qenë në bibliotekën e Leninit. Dhe kam shkuar, e kam huazuar komplet dokumentacionin, e kam prurë këtu në Firence. Kam angazhuar njerëzit, për gjashtë muaj e kanë fotokopjuar krejt atë dokumentacion, ia kam kthyer origjinalin dhe ne këtu kemi bërë komplet projektin e rinovimit të Kremlinit. Për arsye se unë e dija se një ditë ata do ta bëjnë këtë. Për arsye se Jeltsini ka pasur absolutisht, çdo ditë kur ka parë diçka komuniste e ka urryer dhe ka dashur ta ndryshojë”, u shpreh Pacolli./Mxh
