Last Updated on 05/10/2026 by Monika
Një ndryshim tjetër i parashikuar në hartën e re administrativo-territoriale do të jetë edhe caktimi i statusit urban për disa zona në vend.
Sipas propozimeve që vijnë përmes Reformës Territoriale, në rast miratimi, Shqipëria do të ketë gjashtë qytete të reja.
Bëhet fjalë për këto qytete:
1.Kastrati, në Bashkinë Malësi e Madhe
2. Bushati, në Bashkinë Vau i Dejës
3. Ulza, në Bashkinë Mat
4. Krasta, në Bashkinë Bulqizë
5. Miloti, në Bashkinë Kurbin
6. Golemi, në Bashkinë Kavajë.
Me ndryshimet, në Bashkinë Kurbin do të përfshihen qytetet Laç, Mamurras dhe Milot, ndërsa në Bashkinë Kavajë, pas bashkimit me Rrogozhinën, do të jenë Kavaja, Rrogozhina dhe Golemi./mxh
