Last Updated on 04/07/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij një imazh të gjeneruar me inteligjencë artificiale, të tij dhe një flamingo me syze, dhe falenderon të gjitha ata që i kanë dërguar mesazhe urimi për ditëlindje.
Ai thotë se mesazhet janë aq shumë saqë nuk ka mundësi t’ju përgjigjet të gjithave, e po ashtu as telefonatave, ndaj ka ndarë një falenderim publik.
Kryeministri Edi Rama falenderon edhe ata që e kanë sharë, sepse sipas tij, sot edhe sharjet ndaj tij nuk mungojnë. Megjithatë, Rama thotë se janë pikërisht ata që të bëjnë të kuptosh se nuk jeton kot.
“Faleminderit për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave e prandaj po ju’a përcjell këtu falenderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon.
E me këtë rast faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot”, shkruan kryeministri Edi Rama./ad
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama feston sot ditëlindjen dhe bën 62 vjeç. Ai ka lindur më 4 korrik 1964 në Tiranë dhe mban mbi shpatulla një karrierë të gjatë në politikë, në botën e mësimdhënies, si dhe në atë të sportit.
Edi Rama është kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë që nga viti 2005 dhe Kryeministër i Shqipërisë që prej vitit 2013. Para zgjedhjes së tij si kryeministër, mbajti një numër postesh qeveritare dhe diplomatike.
