Treguesi i popullaritetit të presidentit francez Emmanuel Macron dhe të kryeministrit të tij Sebastien Lecornu është në rënie të lirë, sipas një sondazhi të publikuar nga mediat lokale.
Sipas studimit, kreu i shtetit ka regjistruar një rënie me 7 pikë krahasuar me fundin e qershorit, duke arritur rekordin më të ulët, me vetëm 18 për qind të francezëve që e konsideron një president të mirë.
Gjithmonë sipas anketës, e kryer përpara fjalimit të së enjtes të Macron lidhur me çmimet e shtrenjta të karburanteve, 75 për qind e të intervistuarve e vlerëson të pamjaftueshme zgjatjen nga qeveria të ndihmave për automobilistët në vështirësi.
Gjithashtu, 62 për qind mendon se ekzekutivi duhet të ofrojë burime më të mëdha për të ndihmuar kategorinë në fjalë, pavarësisht alarmit mbi buxhetin e Francës.
Edhe kryeministri Lecornu ka regjistruar një rënie të ndjeshme, me 8 pikë, me vetëm 24 për qind që e konsideron një zyrtar pozitiv.
Mes personaliteteve të shumta të angazhuara në fushatën presidenciale të 2027-s, dyshja Marine Le Pen-Jordan Bardella mbetet në krye të klasifikimit të preferencave, me 35 për qind që deklaron se i mbështet, ose ka simpati për ta.
Megjithatë, të dy liderët e ekstremit të djathtë kanë regjistruar gjithashtu një rënie, përkatësisht me 4 dhe 5 pikë./mxh
