Gazetari Artion Vreto në një dalje televizive, ka folur për festat e fundvitit dhe se si festojnë shqiptarët. Vreto tha se në Shqipëri kalohet shumë mirë për festa, duke qenë se ka ushqime shumë të mira. Gazetari u shpreh se në Shqipëri nëse zgjedh vendin e duhur dhe njerëzit e duhur kalohet bukur.
“Në Shqipëri mendoj që kalohet shumë bukur. Festat e fundvitit kalohen shumë mirë, ka restorante shumë të mira, ushqime shumë të mira…Edhe çmimet mund të themi që ka mundësi shumë të mira dhe alternative. Kemi pije të mira. Sot ke mundësi dhe e përzgjedhje. Mendoj që edhe në Shqipëri, nëse zgjedh vendin e duhur njerëzit e duhur, kalohet shumë bukur. Unë Krishtlindjen e kam tradicionale dhe e bëj në shtëpi. Mblidhemi bashkë bëjmë një drekë të madhe, një verë e mirë një bisedë e mirë dhe një festë e mirë”, tha ai./K.M
