Last Updated on 22/05/2026 by Anisa
Demokratët do t’i drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin që t’i udhëheqë në katër vitet e ardhshme.
Këtë vit nuk do të ketë zgjedhje brenda demokratëve, për shkak se në garë është vetëm Sali Berisha.
Lideri i opozitës përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, e quan procesin e 23 majit një referendum për kryetarin.
Gjatë periudhës parazgjedhore, Komisioni i Zgjedhjeve në Democratic Party of Albania përjashtoi të gjithë kandidatët që kërkuan të hynin në garë përballë Berishës, duke e lënë këtë të fundit të vetëm në fletën e votimit.
Zgjedhjet nesër do të zhvillohen nga ora 08 e mëngjesit deri në 18 të mbrëmjes në të gjitha degët e demokratëve në rrethe.
Këtë vit, ndryshe nga proceset e fundit zgjedhore, votat do të numërohen në degë dhe jo në selinë qëndrore.
Gjatë fushatës së brendshme, drejtues të PD-së kanë bërë thirrje për pjesëmarrje dhe mbështetje të procesit.
Tritan Shehu:
“Te votosh per Berishen neser, do te thote te mbeshtesesh daljen e vendit nga ky “tunel” i erresisires, te mbeshtesesh shpresen e shqiptareve.
Te votosh per nje PD te fuqishme, energjike, vizionare, te bashkuar si motorr i rrezimit te ketij rregjimi dhe ndryshimit.
Per rivendosjen e lirive, demokracise, votes sipas koshiences, standarteve europiane e perendimore.
Bazuar ne keto dhe shume elemente te tjere, u bej nje thirje te gjithe antareve te PD:
—Te rikonfirmojme Berishen ne krye te partise sone, edhe per nje mandat te ri.
Duke qene i bindur qe ky nuk do te jete nje mandat i lehte per PD dhe Kryetarin e saj perballe nje rregjimi neodiktatorial.
Por qe i ka te gjitha mundesiste per te qene i sukseshem ne objektivat tona.
Faktor thelbesor per arritur aty une konsideroj rikonfirmimin e Berishes, ne rolin e tij lider jo vetem i PD.
Por dhe i te gjithe opozites, i atyre qe aspirojne ne nje Shqiperi perendimore.
I atyre qe luftojne per rolin “qender graviteti” ne Rajon te Shqiperise e shqiptareve, per stabilitet, integrim, me nje vizion te qarte euroatlantik, pjese integrale e Europes.
Te dashur miq e kolege antare te PD ne Qarkun e Gjirokastres e kudo ku jeni e mund te votoni:
Votoni neser te vendosur per rikonfirmimin e Berishes.”
Luciano Boçi:
“Demokrate dhe demokratë!
Nesër votohet për atë që e krijoi dhe e mbrojti PD në kohra nga më të vështirat, për Prof/Dok Sali Berishën.
Votohet për vazhdimësinë, qëndrueshmërinë dhe forcën e Partisë Demokratike.
Në kohë të tillë politike, partitë nuk kanë luksin të konsumohen nga përçarja, apatia apo heshtja.
Kanë nevojë për pjesëmarrje.
Sepse një parti bëhet më e fortë jo vetëm nga drejtuesi, por nga anëtarët që marrin përgjegjësi me votën e tyre.
Demokratë mos harroni që pjesëmarrja në votim është mënyra më serioze për të mbrojtur identitetin dhe peshën politike të Partisë Demokratike.
Prandaj, nesër, çdo demokrat duhet të marrë pjesë në votim me qetësi, me përgjegjësi dhe me bindjen se një parti e fortë ndërtohet mbi vullnetin e anëtarëve të saj.”/A.D
